Kane pajtohet që t’i bashkohet Bayernit

Harry Kane ka rënë dakord që t’i bashkohet Bayernit në një marrëveshje katërvjeçare.

Kjo pasi gjiganti gjerman arriti marrëveshje me Tottenhamin për shifrën e 120 milionë eurove.

Kane do të bartë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv.

Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në mëngjesin e sotëm dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2027.

Kujtojmë, që anglezi kishte kontratë me Spurs edhe për një sezon tjetër. Dje pasi ishte arritur marrëveshja mes dy klubeve, Kane hezitoi të transferohet në “Allianz Arena” dhe u desh që klubi bavarez ta mbajë një takim me familjen e tij në mënyrë që ta bind lojtarin.

Marrëveshja si duket është arritur dhe nga sezoni i ardhshëm, Kanen do ta shohim në Bundesliga

Lexo gjithashtu

Tension te Juventusi

Mesfushori Paredes debatoi ashpër me trajnerin Allegri për mungesën e aktivizimit Stërvitja pas Pashkëve nisi me nerva të…
Më tepër
Total
0
Share