Kanë mbetur vetëm dy në planet, shtatzënia artificiale sjell shpresë për rinocerontët e bardhë

Arritja më e fundit e shkencëtarëve ka sjellë shpresë për të shpëtuar rinocerontin e bardhë të veriut nga zhdukja duke qenë se kanë mbetur vetëm dy prej tyre në planet.

Shkencëtarët kanë arritur të kryejnë shtatzëninë e parë artificiale duke transferuar një embrion rinoceronti të krijuar në laborator në një nënë surrogate. Procedura u krye duke përdorur rinocerontë  të bardhë të jugut, të cilët kanë lidhje të afërta me llojin e kërcënuar.

Hapi tjetër është përsëritja e procedurës me embrionë të rinoncerontit të veriut.

“Arritja e transferimit të parë të embrionit në një rinoceront është hap i madh. Por mendoj se me këtë arritje, jemi të sigurt që do të krijojmë rinocerontë të bardhë të veriut me të njëjtën metodë dhe do t’i shpëtojmë”, tha Susanne Holtze, një shkencëtare e projektit Biorescue.

Rinoceronti i bardhë i veriut ka qenë i përhapur në Afrikën qendrore, por gjuetia e paligjshme për bririn e tij fshiu thuajse të gjithë  popullatën. Dy rinocerontët e mbetur janë femra dhe ruhen në masa të larta sigurie në Ol Pejeta Conservancy në Kenia.

Duke qenë se nuk mund të riprodhohet, kafsha konsiderohet e zhdukur. Por ekipi i Biorescue ka vendosur që përmes shkencës së fertilitetit të rikthejë popullatën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share