Martesa është një nga gjërat më të bukura që mund t’i ndodh një njeriu dhe një nga çastet më të lumtura për të, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Në disa raste ajo nuk shkon mirë dhe duhet që çiftet të ndahen.
Gjatë emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan u përmend se në zonat rurale divorcet janë më të pakta duke treguar se martesat në këto zona janë më afatgjata. Por juristja Mardiola Baco ka ndërhyrë duke treguar se një martesë afatgjatë nuk është domosdoshmërish e lumtur.
Mardiola Baco: Nuk është jeta kaq e bukur sa ne që jemi mbledhur këtu të kuruara, por për femra të cilat po dhunohen e po vriten. Vetëm 8 femra nga janari i 2020 deri më tani kanë humbur jetën dhe shkaka ka qenë kërkesa e divorcit që ato kanë dashur nga bashkëshortët e tyre, nga dhuna nga ekonomia nën minimumin jetik dhe nga veset. Është shumë e trishtë. Unë i bëj homazh këtyre femrave. Këto nuk kanë dashur të bëhen heroina, absolutisht, nuk kanë dashur të marrin titullin hero, apo martire. Do thjesht të vazhdojë jetën. Ne duhet t’i vlerësojmë pak më tepër këto situata sociale dhe të themi se martesa e vërtetë është shumë e bukur, por në momentin, kur bëhet problem dhe bashkëjetesa mes dy njerëzve nuk funksionon, bëhet toksike, njeriu ka të drejtë të shikojë rrugëtimin e jetës së tij. /tvklan.al