“Kandelabrat” e stilit barok lënë në errësirë brigjet e Vardarit!

Terri vështirëson rekreacionin e qytetarëve

Kështu duket një pjesë e shëtitores përgjatë lumit Vardar. Dritat nga baroku të ashtuquajtura kandelabra janë prishur, e terri ka mbulur këtë pjesë të qytetit.

Shëtitja dhe rekreacioni i qytetarëve vështirësohet për shkak se asgjë nuk shihet.

Më vështirë e kanë çiklistët. Edhe ana tjetër e kejit është poashtu pa ndriçim.

Për shkak të temperaturave të larta, një numër i madh i qytetarëve ngasin biçikleta, vrapojnë dhe ecin natën e për këtë ekziston rrezik i lartë për përplasje në shtigjet.

Gjithsej janë të vendosura 51 drita baroku ndërsa vetëm një dritë kushtoi rreth 1.500 euro apo i gjithë investimi ka kushtuar rreth 85.000 euro.

Pyetëm Qytetin e Shkupit se përse kjo pjesë e qytetit është pa ndriçim publik, por prej atje nuk ka përgjigje.

Ndryshe “kandelabrat” me ngjyrë ari janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. U vendosën në vitin 2016 kur në krye të Qytetit të Shkupit ishte Koce Trajanovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share