Kancelari i Gjermanisë: Të luftojmë racizmin dhe antisemitizmin

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka shprehur shqetësimet në lidhje me rritjen e ekstremizmit të djathtë.

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Kancelari gjerman u bëri thirrje njerëzve për të luftuar racizmin dhe antisemitizmin.

Ai paralajmëroi neonazistët dhe ato që i quajti “rrjetet e tyre të errëra”.

Në qytetin Dusseldorf, mijëra qytetarë marshuan sot kundër të djathtës ekstreme gjermane.

Gjermania aktualisht po përballet me një debat të brendshëm nëse do të duhet të ndalojë me ligj partitë politike të ekstremit të djathtë.

Kancelari Scholz mirëpriti gjithashtu një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të shkurtuar fondet për partinë radikale të krahut të djathtë, Die Heimat.

Kjo është hera e parë në Gjermani që një partie i reduktohen fondet publike, por pa e ndaluar atë si forcë politike./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share