ANALISTËT: VIZITA SINJAL PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Kancelari Gjerman Olaf Scholz të premten do të qëndrojë në Prishtinë.
Është konfirmuar për TV Klan se ai do të zhvillojë takime me presidenten e vendit Vjosa Osmanin dhe kryeministirn Albin Kurti.
Analisti Artan Behrami i cili ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaci thotë se vizita e tij në Kosovë është një sinjal i mirë për angazhimin e tij në liberalizimin e vizave.
Në fund të qershorit cështja e liberalizimit të vizave do të diskutohet në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim pashmangshëm që temë kryesore do të jetë edhe ajo e dialogut, deklaroi Artan Behrami-analist.
Pas Kosovës kancelair gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan.