Kanadaja, e kërcënuar nga sulmet kibernetike në 2 vitet e ardhshme

Krimi i organizuar kibernetik do të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të Kanadasë gjatë 2 viteve të ardhshme.

Paralajmërimi është bërë nga Institucioni i Sigurisë së Komunikimit, agjencia kombëtare e inteligjencës.

Sipas raportit të këtij institucioni, Rusia dhe Irani janë identifikuar si 2 vende të sigurta për kriminelët e krimit kibernetik nga ku mund të veprojnë të qetë kundër objektivave perëndimore.

Në shënjestër të hakerave janë zakonisht infrastruktura spitalore dhe ajo e energjisë, duke futur në kolaps këto sisteme përmes viruseve ransomware.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share