Robin Krasniqi, kampioni i njohur i boksit nga Kosova, ka bërë një gjest simbolik duke veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një imazh të ndarë nga ambientet e kazermës, Krasniqi ka shprehur lidhjen e tij të thellë me vendin e tij duke shkruar:
“Unë, biri yt Kosovë!” në rrjetin social Facebook. Ky veprim vjen pas suksesit të tij të fundit në ring, ku u kurorëzua si kampion bote në kategorinë IBO, duke shtuar një tjetër titull në koleksionin e tij të trofeve dhe duke rritur krenarinë kombëtare.