Kampionati arab ka pagesat më të larta

Në vend të dytë zbret Premier League

Kampionati i Arabisë Saudite me pagat e larta është i pari në renditjen e ligave botërore sipas faqes së specializuar Capology.com.

Paga mesatare është mbi 5.8 milionë Euro në vit. Një shifër e lartë kjo edhe nga marrëveshjet e arritura nga Cristiano Ronaldo që merr 200 milionë në sezon, Karim Benzema apo Neymar nga 100 milionë Euro, por kontrata të majme kanë të gjithë lojtarët e huaj të afruar vitet e fundit.

Me këto paga, Pro League Arabe lë pas kampionatet elitarë të Europës. Më pranë është Premier League me një pagë mesatare 3.8 milionë Euro, ose 2 milionë më pak se në Arabinë Saudite.

La Liga është e treta me 2.3 milionë në vit e ndjekur nga Bundesliga, Serie A dhe Liga Franceze.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share