Jake Wightman është bërë britaniku i parë që shpallet kampion bote në vrapim në shtegun e gjatë 1500 meta që nga viti 1983.
Por, ajo që ndodhi në ditën e garës, të martën, përbën një kuriozitet shumë interesant pasi në komentimin e kësaj gare ishte babai i tij, Geoff Wightman
Kur Geoff Wightman filloi të komentonte ditët e sportit në shkollë të djalit të tij 10-vjeçar, ai mund të mos e kishte imagjinuar se ku do t’i çonte udhëtimi të dy disa vite më vonë.
Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, ndërsa Jake Wightman kaloi vijën për t’u bërë kampion bote në 1500 metra të martën mbrëma, ishte Geoff ai që i thirri turmës së Oregonit: “Kampioni po vjen në shtëpi”.
Wightman e përfundoi garën për tre minuta 29.23 sekonda dhe është britaniku i parë që fiton titullin botëror në 1500 metra që nga Steve Cram në vitin 1983.
Zëri i babait të tij duke komentuar garën mund ta kishte bërë atë edhe më të veçantë, përveçse Wightman për shkak se ishte i mësuar me atë, nuk iu duk diçka e jashtëzakonshme.
“E kam dëgjuar zërin e tij aq shumë sa më është ngulitur në kokë dhe përpiqem ta anashkalojë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai në emisionin Breakfast të “BBC”.