Kamioni godet për vdekje një 63-vjeçar nga Kërçova

Një 63-vjeçar nga Kërçova ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga MPB njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Me datë 01.12.2023, në ora 12:10, në Stacionin Policor në Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Osllomej-Kërçovë, afër vendit të quajtur “Gjubrishtë”, kamioni i tipit Mercedes me targa të Kërçovë, i drejtuar nga K.K. (26) nga fshati Garani i Kërçovës, ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga J.S.(63) nga Kërçova. Biçiklisti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nga ana e mjekut nga Qendra Mjekësore Kërçovë është konstatuar vdekje”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share