“Kam parë gjëra të tmerrshme” – Lloga paralajmëron sistem të ri në gjyqësor

Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë në Maqedoni u shpreh në Klan Debat se përceptimi për këtë ministri para se të hyje brenda, ka qenë se gjendja është e mjerueshme. Por sipas tij, pas disa javëve në krye të kësaj ministrie, ka vërejtur gjëra “të tmerrshme”, përcjell KlanM.

Lloga foli për sistemin AKMIS në gjyqësor, që sipas tij ka shuml mangësi dhe lejon manipulime nga ana e gjyqtarlve dhe prokurorëve. Kjo ka bërë që sipas tij edhe shumë lëndë të vjetërohen. Ai paralajmëroi sistem të ri që do të përfshijë gjyqësorin dhe policinë, bazuar në eksperiencën e Kosovës. Me ktët sipsa Llogës do të rritet transparenca dhe besueshmëria në gjyqësor, pasi qytetarët do të kenë mundësi të shohin ëndët e tyre në kohë reale, njejtë si prokurorët apo gjykatësit.

“Vetëm me një ‘account’ si në rrjetet sociale, palët do të mund të kyçen dhe të kenë qasjen në lëndën e tyre dhe të munden në kohë reale të shohin se kur është çështja në gjykim apo në ciëln fazë të jetë pjesa përmbyllëse.. njejtë për ta rritur transparencën edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor apo atij të prokurorëve të munden në kohë reale t’i shohin lëndët në sistem se si ato vjetërohen ose përsëriten. Është një sistem që në kosovë funksionon në mënyrë perfekte dhe që unë kam shprehur interesin dhe gatishmërinë, por kemi kauar informacionin edhe në qeveri dhe kemi bërë një grup pune për këtë”, deklaroi Lloga në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share