Kallëzim penal për shkupjanin, rrezikoi natyrën me mbeturina

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Zh.M.(62) nga Shkupi për veprën penale “rrezikimi i mjedisit dhe natyrës me mbeturina” nga neni 230 paragrafi 3 i Kodit Penal.

I raportuari, gjatë kontrollit të kryer më 06.10.2022 nga zyrtarë policorë dhe institucionet tjera përkatëse në një vend të improvizuar dhe të paregjistruar për blerjen dhe shitjen e lëndëve të para dytësore në vendbanimin Radishan, komuna e Butelit, është konstatuar se pa autorizim ka bërë tregti me mbeturina.

Është konstatuar se ai nuk ishte i regjistruar në Regjistrin Qendror si person fizik apo tregtar individual dhe nuk zotëronte leje për veprimtarinë e menaxhimit të mbetjeve, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, të cilin ai është i detyruar ta posedojë sipas nenit. 64 të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share