MInistria për Punë të Brendshme njofton që Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.A.(31) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën penale “shmangie nga tatimi”, E dyshuara në vititn 2021 ka pranuar 43.532 euro nëpërmjet transferit të shpejtë mirëpo nuk ka deklaruar të ardhurat dhe nuk ka dorëzuar deklarata e detyrueshme tatimore në Administratën e të Ardhurave Publike.Në atë mënyrë ajo ka shmangur pagesën e tatimit në të ardhura personale në shumë prej 10% të të hyrave totale të realizuara ose 267.721 denarë, për të cilën ka qenë e obliguar me ligj. Me këtë veprim ajo e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë prej 267.721 denarë./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Rritet numri i personave që vuajnë nga gripi dhe Covid 19 në Maqedoninë e Veriut
Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Sëmundje Febrile në Shkup nga fillimi i këtij viti janë ekzaminuar…
04.01.24 11:25
Spasovski viziton kryeshefin e policisë së Strugës: Kjo është sulm ndaj shtetit
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ministri Oliver Spasovski ka vizituar në spital kryeshefin e policisë…
29.07.23 20:06
VMRO thirrje pushtetit: Votoni ligjin për zgjatjen e afatit të pasaportave
Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është përgjegjëse, sipas VMRO-së, për katastrofën me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe të…
25.02.24 10:52