Kallëzim penal për policin nga Shkupi, i mundësoi arratisjen të burgosurit

MPB sot deri në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër personit J.J.(47) nga Shkupi për veprën penale “lirim të paligjshëm të personit të privuar nga liria”, të parashikuar dhe dënuar sipas nenit 373 të Kodit penal.

“Ai në cilësinë e personit zyrtar – i punësuar në Policinë e burgut në INP- SHNP Idrizovë Shkup, ka liruar të dënuarin D.K. nga Kumanova, duke i mundësuar arratisjen nga institucioni”, informojnë nga MPB-ja.

Përkatësisht, J.J. më 20 maj, ditën e shtunë, teksa ka qenë në detyrë, ka liruar D.K., i dënuar me burg deri në vitin 2027 për vepra të kryera penale sipas nenit 237 paragrafi 1 dhe nenit 396 paragrafi 1 të Kodit penal i cili ka pasur trajtim të mbyllur të kategorisë B2.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share