Kallëzim penal për policin i cili dyshohet se ka pranuar mitmarrje

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër S.S. nga Shkupi, zyrtar policor në stacionin policor në SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mitmarrje” përcjell KlanM.

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se me datë 26.07.2022, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në magjistralen Shkup – Miladinovci, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve, i raportuari ka kërkuar dhe ka pranuar nga një person 2.000 denarë për të mos përgatitur kallëzim dhe urdhërpagesë kundërvajtëse për kundërvajtje në komunikacion.Më pas i dëmtuari ka denoncuar rastin në stacionin policor dhe pas masave të marra është konstatuar se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal.Njëkohësisht, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka paraqitur iniciativë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe propozim për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share