Kallëzim penal për një mashtruese nga Bullgaria

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Departamenti i Policisë Kriminale në Byronë për Siguri Publike në bashkëpunim SPB Kumanovë, SPB Shkup dhe SPB Sveti Nikollë kanë zbardhur dy vepra penale të “mashtrimit” të kryera më 29.11.2023 dhe 10.12.2023 ndaj dy femrave nga Kumanova dhe Sveti Nikolla. E dyshuar për kryerjen e këtyre veprave është një grua 58 vjeçare nga Bullgaria. MPB njofton se e dyshuara është arrestuar dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal.

“E dyshuara i ka kryer veprimet në atë mënyrë që i ka thirrur viktimat dhe i ka thënë se vajzat e tyre kanë shkaktuar aksidente trafiku dhe se ato janë në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye duhet t’i japin një shumë të caktuar parash mjekut për të kryer nderhyrjet kirurgjikale. Me datë 01.03.2024 në ora 18:45 në vendkalimin kufitar ‘Deve Bair’, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria V.E.I, me çka është transferuar në SPB Kumanovë, ku me të është bërë intervistë zyrtare”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share