Ministria për Punë të Brendshme njofton se ngritur kallëzim penal ndaj një qytetareje të Shkupit përshkak të dyshimit se ka përdorur dokumente me përmbajtje të rrejshme.
“SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër A.O. (52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje e veprave penale “keqpërdorim të dokumentit me përmbajtje të rrejshme” sipas nenit 380 dhe “mashtrim gjatë marrjes së kredisë” sipas nenit 249 të Kodit Penal. E denoncuara, me qëllim që në mënyrë të rrejshme të dëshmoje se është e denjë për marrjen e kredisë, gjatë aplikimit për miratimin e kredisë konsumatore në një bankë ka dorëzuar vërtetim të rrejshëm për punësim dhe të ardhura personale, kinse i lëshuar nga institucion publik shëndetësor nga Shkupi. Në këtë mënyrë i ka sjellur në lajthitje përgjegjësit në bankë që ti aprovojnë kredi në shumë prej 600.000 denarëve”.
Nga MPB njoftojnë se ndaj personit në fjalë është ngitur kallëzim penal.