MPB ka parashtruar kallëzim penale ndaj 46-vjeçarit A.B. dhe 56-vjeçarit Z.Z. nga Shkupi, për keqpërdorim të të dhënave personale.
“Gjegjësisht, i raportuari i parë A.B. më datë 20.08.2021, i ka kërkuar letërnjoftim dhe kartë shëndetësore të dëmtuarit M.B., me pretekstin se i duhen për të marrë medikamente, sipas marrëveshjes së mëparshme, ai ia ka dhënë të raportuarit të dytë Z.Z., i cili ka qenë bashkëpunëtorë i jashtëm në një kompani financiare nga Shkupi, me qëllim marrjen e një kredie të shpejtë nga shoqëria financiare, i raportuari i dyti Z.Z. ka paraqitur kërkesë dhe ka marrë kredi në emër të të dëmtuarit M.B., pa dijeninë dhe pëlqimin e tij”, thonë nga MPB.