Kallëzim penal është parashtruar kundër një personi juridik dhe kundër pronarëve nga Holanda për vepër të kryer penale “ndërtim të paligjshëm”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe kundër pronarëve V.H.M.R. dhe R.V. nga Holanda, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “ndërtim pa leje”. Kërkuesja e dytë, në cilësinë e pronares dhe menaxheres së personit juridik, gjatë vitit 2021 ka ndërtuar një objekt të montuar pa dokumentacionin e nevojshëm në dy parcela kadastrale në Preljubishtë thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./KlanMacedonia/