DPB Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër O.O.(28) dhe një të mitur, të dy nga fshati Golem Papradnik, komuna Qendër Zhupë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përgjim të paautorizuar dhe regjistrim zanor”. Nga atje njoftojnë se në një punishte automekanike, i kanë bërë pyetje të papërshtatshme një të mituri, e kanë filmuar pa autorizim dhe më pas i kanë publikuar pamjet në rrjetet sociale thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.