Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret

Mbi 3 mijë persona janë evakuuar ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, flakët janë nxitur nga i nxehti ekstrem

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në një pjesë të Kalifornisë pasi një zjarr i fuqishëm vazhdon të përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite. I ashtuquajturi Zjarri i Lisit ka shpërthyer në përmasa të mëdha që nga e premtja, por zjarrfikësit ende nuk po e vendosin atë në kontroll .

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar dhe një pjesë e madhe e shtëpive janë shkatërruar. Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni janë djegur 11,900 hektarë tokë, duke e bërë zjarrin më të madh aktiv në Shtetet e Bashkuara për momentin.

Në qarkun Mariposa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në një deklaratë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se flakët po intesifikohen edhe për shkak të të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin dhe thatësirës.

Parku Kombëtar Yosemite, i cili shtrihet në veri-lindje të SHBA-ve, cilesohet si shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra në botë. Sekuotë gjigande që gjenden në këtë park u kërcënua nga një tjetër zjarr në fillim të këtij muaji, por zjarrfikësit arritën t’i shpëtonin.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share