Profesoresha universitare, Besa Kadriu në Klan Debat tha se pavarësisht pushtet apo opozitë, partitë duhet të kontribuojnë në ecurinë e vendit drejt euro-integrimeve, pasi gjithçka është në interes të qytetarëve.
“Kjo qeveri po përballët me çështje komplekse, jetike per vendin. Edhe ndryshimet kushtetuese janë komplekse. Anëtarësimi i vendit na ka udhëheq neve më vite edhe në qeveritë e kaluara, pra ky proces për ecurinë e vendit drejt BE-së neve na ka udhëheq gjithmonë, mirëpo tash ndoshta është një parti e cila po e ripërsërit si proces. Duhet identifikuar problematikat e procesit dhe bashkërisht të punojmë, të tregohemi konstruktiv drejt procesit euro-integrues”, tha Besa Kadriu.
Analisti Sefer Selimi tha se procesi i euro-integrimit është ne vdekje klinike sepse nuk u respektua marrëveshja e cila u promovua para formimit të qeverisë.
“Procesi i euro-integrimit në keto momente është në vdekje klinike. Konstruktiviteti ka qenë në atë pikë kur u nënshkrua marrëveshja që nuk do të bëhen pjesë e një qeverie jo-europiane, mirëpo atë marrëveshje e nënshkruan, e shkelën me dy këmbë dhe u bënë pjesë e qeverisë”, tha Selimi. /tvklan.mk