350 MIJË VAKSINAVE NË FUND TË VITIT U SKADON AFATI
Interesimi për vaksinim kundër Kovid 19 është i dobët, pikat e vaksinimit janë të boshatisura, ndërsa numri i atyre që vendosin të marrin dozën e tretë është i dobët.
Me qëllim përmirësimin e kushteve për qasje më të mirë deri te vaksinimi Bashkimi Evropian sot dhuroi vetura, frigorifer, karrike, tavolina. Ambasadori i BE-së Dejvid Gir së bashku me ministrin e shëndetësisë Bekim Sali inspektuan të gjithë donacionin. (00032)
“Bashkimi Evropian gjithmonë ka qenë pranë jush gjatë gjithë këtij procesi duke siguruar mbi 241 milionë euro për ndihmë urgjente për tu ballafaquar me pandeminë me Kovid 19 që këtu përfshihet dorëzimi i paisjeve mjekësore për shpëtim e jetërave”, deklaroi Dejvid Gir Ambasador i BE-se.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se interesimi për vaksinim ka rënë përshkak uljes së rasteve të reja.
“Pajtohemi të gjithë se ka ra interesi për shkak të uljes se rasteve të reja me Covid-19. Në pjesën e vaksinave më duhet të përmend se të gjitha ato 350 mijë vaksina që ne kemi si shtet janë donacion nga vendet mike. 250 mijë janë nga Italia dhe 100 mijë nga Moderna janë donacion nga Kroacia. Ashtu që për momentin kemi mjaftueshëm vaksina, ndoshta edhe më shumë se sa na duhen. Deri në fund të këtij viti kemi vaksina të mjaftueshme që t’i mbrojmë qytetarët nga ky virus”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Ndërsa mjekja Sefijana Bellçishta thotë se ngecja për vaksinim është vetëm përshkak paraqitjeve të viruseve të ndryshme te pacientët.
“Ngecja për vaksinim është vetëm se paraqitet Brenda asaj kohje sëmundje virusale apo bakteriale dhe pastaj pacienti nuk mund të marrë vaksinën”, deklaroi Sefijane Ferati- mjeke.
Ndryshe në vend ka 350 mijë vaksina kundër Covid-19 që skadojnë deri në fund të vitit./KlanMacedonia/