Ka filluar trajnimi i policëve të SPB Tetovë, aktivitet i paraparë nga programi ”Guximi blu”

Sot (28 nëntor) në ambientet e NjP-Tearcë – SPB Tetovë, në kuadër të Programit “Guximi blu”, i cili zbatohet me mbështetjen e Programit ICITAP të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është mbajtur seancë trajnimi për policët nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Qëllimi i këtij aktiviteti edukativ është rritja, përkatësisht forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve profesionale dhe personale të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në të njëjtën kohë, përmes ndërtimit të vlerësimeve dhe aftësive mendore më të forta në situata të ndryshme krize, trajnimi duhet të kontribuojë në të ardhmen në një kryerje më të mirë të detyrave të punës së të gjithë punonjësve të policisë, si dhe në një trajtim më të mirë dhe më efikas të sfidave të përditshme profesionale në vendin e punës.

Në hapje të trajnimit ishte i pranishëm edhe menaxhmenti i plotë i SPB Tetovë, i udhëhequr nga Kryeshefi Amir Dalipi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share