Juvja rikthehet te fitorja

“Zonja e Vjetër” mund Leçe 2-1 në Torino, Atalanta mposht Spezia me rezultatin 3-2

Pas një muaji Prill plot ankth, Juventusi rikthehet te fitoret në kampionat.

Bardhezinjtë vinin pas tri humbjeve radhazi ndaj Lacios, Sasuolos e Napolit dhe barazimit me Bolonjën.

Në stadiumin “Allianz”, bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 15’ me Paredes.

Por Çisei barazoi rezultatin në minutën e 36’ të lojës me penallti. Por festën në Torino e risolli Vlahoviç në minutën e 41’, që nuk shënonte nga 16 Marsi.

Në pjesën e dytë, për “Zonjën e Vjetër” rrezikoi Danilo, ndërsa Çisei pati një rast të mirë me kokë.

Fitore mori edhe Atalanta e Berat Xhimshitit, që mundi në shtëpi Specian me rezultatin 3-2.

Mbrojtësi kuqezi luajti si titullar në këtë përballje. Miqë e nisën mire sfidën, duke kaluar në avantazh me Giasi në minute e 18’.

Por bergamaskët u përgjigjën me golat e De Roon në të 32′, Zappacostas në të 48′ dhe Muriel në të 54′.

Burabia shkurtoi disavantazhin në të 64’, por vendasit nuk lejuan më hapësira dhe në fund morën tri pikë me rëndësi.

Atalanta ngelet në garë për një vend në Ligën e Kampioneve, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.

Në takimet e tjera, Salernitana barazoi me Fiorentinën 3-3, kurse Torino mundi në tranfertë Sampdorian 2-0.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share