Juventusi është në prag të nënshkrimit me Nico Gonzalez në formë huazimi, por me obligim blerje për 30 milionë euro, pasi Fiorentina e la atë jashtë ekipit të tyre për ndeshjet miqësore.
Reprezentuesi argjentinas ishte lidhur me një kalim tek Atalanta paraprakisht, pasi Brightoni dështoi që të joshë atë të transferohet në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, marrëveshja mes dy klubeve është tani e pashmangshme dhe ai së shpejti do të kalojë në Turin.
Juventusi tash e sa kohë ka përcjellur disa lojtarë për të përforcuar fazën e sulmit, duke përfshirë këtu Karim Adeyemin dhe Wenderson Galenon.
Jadon Sancho ishte një kandidat i hershëm, por blerja e tij u përjashtua pasi lojtari u pajtua me trajnerin Erik Ten Hag dhe u rikthye tek Manchester United.
Në ndërkohë, Fiorentina tashmë ka paralajmëruar largimin e Nico Gonzalez, duke e lënë atë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Freiburgut./Telegrafi/