Juventus synon Teun Koopmeiners, Daniele Rugani mund të jetë çelësi për marrëveshjen

Juventus ka kohë që është vënë pas mesfushorit të Atalanta-s, Teun Koopmeiners, dhe ka arritur një marrëveshje me lojtarin holandez. Megjithatë, drejtuesit e Atalanta-s kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për 26-vjeçarin, një shifër e lartë për “Zonjën e Vjetër”.

Sipas mediave italiane, Juventus mund të arrijë një marrëveshje duke përfshirë qendërmbrojtësin Daniele Rugani në ofertë. Rugani, i cili nuk pritet të ketë shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Thiago Motta, mund të jetë çelësi për të bindur Atalanta-n të ulë kërkesat e saj financiare.

Atalanta ka vlerësim për një mbrojtës me përvojë si Rugani, veçanërisht në një sezon ku do të marrin pjesë në Champions League. Përfshirja e Rugani-t në marrëveshje mund të ndryshojë dinamikën e merkatos mes Juventusit dhe Atalantas, duke i bërë të dyja palët të dalin të kënaqura.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share