Juventusi fitoi në transfertë kundër Atalantës me rezultatin 2-0, duke kapërcyer Lacion në vend të dytë në renditje. Për “Zonjën e Vjetër” ky është një hap me rëndësi drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Nga minuta e parë e nisi mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili ishte ndër më të vlerësuarit në fushë për bergamaskët. Protagonisti në këtë sfidë ishte 19-vjeçari Samuel Iling-Junior, që Alegri e aktivizoi në vend të Kostiç nga minuta e parë.
Për Atalantën goditën shtyllën Skalvini në pjesën e parë dhe Zappacosta në fund të lojës. Bergamaskët do ta kenë të vështirë që të luajë në sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit për klube, ndërsa gjenden 5 pikë larg Interit në vend të katërt.
Klan News