Juventus ëndërron titullin, “Zonja e vjetër” di të fitojë pa bërë lojë të bukur

Juventusi i këtij sezoni nuk di të luajë bukur, por ka ditur se si të fitojë në pjesën më të madhe të sfidave. Ndaj Napolit u mor rezultati i dhjetë pozitiv, që erdhi nga një skuadër punëtore, që u kujdes më shumë për të marrë tri pikët.

Suksesi u arrit falë golit të Gatit që për festat e fundvitit i ka dhuruar “Zonjës së Vjetër” 6 pikë.

Në fillim ai shënoi golin e fitores ndaj Monzës në kohën shtesë, e 7 ditë më pas përsëriti veten duke realizuar në minutën e 51 kundër “të kaltërve”.

Në total për bardhezinjtë në këtë sezon ka shënuar tri rrjeta. Pas suksesit të arritur, trajneri Masimiliano Alegri u shfaq i kënaqur.

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme pasi tani Napoli është larg 12 pikë. Bëmë mirë në pjesën e parë, ndërsa në momentet e vështira, ekipi u kthye në një bllok graniti. Sa i përket ëndrrës skudeto, duhet të përmirësohemi në menaxhimin e takimit. Titulli arrihet duke fituar çdo ndeshje.”

Për Napolin kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat dhe Ligë Kampionesh. Trajneri Valter Maxarri tha në përfundim të sfidës se të kaltrit luajtën shumë mirë dhe dominuan e nuk duhej që ta humbnin këtë sfidë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share