Julian Alvarez, do të jetë lojtar i Atletico Madridit sezonin e radhës.
Ky njëherit llogaritet të jetë transferi më i shtrenjtë i këtij afati kalimtar.
Alvarez pritet të kalojë nga Manchester City për 81 milionë funtesh, apo 95 milionë eurosh.
“Citizens” i ka dhënë atij lejen për t’i kryejë testet mjekësore në Madrid.
Skuadra angleze e ka pranuar sot ofertën për kampionin e botës, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Mbetet të shihet nëse do të realizohet deri në fund ky kalim i argjentinasit në La Liga./Klankosova.tv