Jugu i Gjermanisë nën pushtetin e përmbytjeve rekord

Një pjesë e konsiderueshme e rajoneve në Gjermaninë jugore mbeten ende nën ujë, pas përmbytjeve të fuqishme.

Vendasit në fshatin bavarez të Reichertshofen pranë Ingolstadt, në veri të Mynihut kanë bërë të ditur se kurrë më parë nuk kishin parë sasi kaq të mëdha uji në muajt e fundit. Një zjarrfikës 42-vjeçar humbi jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte banorët e bllokuar kur një varkë shpëtimi me katër zjarrfikës u përmbys.

Digat nuk mund të përballojnë ujin dhe dhjetëra fshatra janë evakuar. Në disa rajone ka rënë sasia më e madhe e shiut sesa mesatarja për një muaj të tërë. Baden-Württemberg dhe Bavaria kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme. Në disa zona banorët në Augsburg u evakuuan gjithashtu edhe në Mekenbeuern 1300 persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck dhe kryeministri i shtetit bavarez Markus Soeder vizituan zonat e prekura dhe u takuan me shërbimet e shpëtimit ku premtuan mbështetje. “Fatkeqësitë natyrore e kanë shoqëruar gjithmonë njerëzimin. Ajo që po shohim është se frekuenca e këtyre ngjarjeve po rritet ndjeshëm. Përmbytjet rekord po ndodhin çdo vit”, u shpreh Habeck.

Zjarrfikësit gjetën trupat e dy të rinjve pas përmbytjeve në komunën Premariaço të Italisë verilindore pasi lumi Natisone doli nga shtrati, ndërsa vijon kërkimi për të tretin. Sipas meterologëve moti i keq ka goditur edhe Emilia Romagna, duke shkaktuar probleme veçanërisht në Modena Apeninet. Stuhitë e forta kanë përfshirë pothuajse të gjitha rajonet e Veriut, shoqëruar me breshër dhe erë të fortë, në Toskanë dhe Livorno.

Ndërkaq më shumë se 50 njerëz kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pas një të nxehti ekstrem që vazhdon të përfshijë disa pjesë të vendit. Këtë vit temperaturat kanë qenë rekord, ku vendi po përjeton valë të nxehta të shpeshta, më intensive dhe më të gjata.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share