Jude Bellingham rrezikon pezullim nga UEFA pas gjestit të turpshëm

Jude Bellingham, mesfushori anglez, u bë heroi i Anglisë në fitoren 2-1 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e fazës së 1/8-të të Europianit. Ai shpëtoi kombëtaren e tij duke barazuar shifrat me një supergol në minutën e 95-të, duke dërguar ndeshjen në shtesa.

Megjithatë, Bellingham rrezikon një dënim me pezullim nga UEFA. Pas golit të barazimit, ai u filmua duke bërë një gjest të turpshëm në drejtim të tribunës. Lojtari ka deklaruar se ky gjest ishte për disa miqtë e tij në tribunë dhe jo për kundërshtarët. UEFA po heton rastin dhe pritet të marrë një vendim përfundimtar.

Nëse Bellingham pezullohet, kjo do të hapte shumë probleme për Anglinë në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Zvicrës në çerekfinale, pasi ky futbollist ka një rol të rëndësishëm në ekip.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share