“SHQYRTOHET TRENDI I ULJES SË KUFIRIT TË MOSHËS PËR KRYERËS TË VEPRAVE TË RËNDA PENALE”
Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, me shqetësime është duke i ndjekur zhvillimet në Serbinë fqinje, ku në sulme të armatosura ishin vrarë 17 persona, njofton KlanM.
Ai, sic percjell KlanM, u ka dërguar një mesazh Prokurorëve Publik që të veprojnë, sic thotë, për të përforcuar politikën ndëshkuese për armëmbajtje pa leje.
“Kërkojë nga të gjithë prokurorët publik në vend, të insistojnë në sanksione më të ashpra për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “tregti me armë”. Ashpërsimi i politikës ndëshkimore duhet të reflektohet së pari në PTHP-të, që duhet të kenë kujdes që lartësia e sanksioneve për vepra të këtilla penale të jetë në kuadër të ligjit pa mundësi për masa alternative. Krahas kësaj, Prokuroritë e larta, në rast të sanksioneve të vogla me aktvendimet e shkallës së parë, duhet të përpiqen që përmes procedurave në shkallën e dytë të procesojnë dënime më të larta” – tha Lubomir Jovevski.
Prokurori Publik, Lubomir Joveski, sic njofton KlanM, ka theksuar se shqyrtohet si procedurë në vendin tonë, trendi i uljes së kufirit të moshës për kryerës të veprave të rënda penale.
Sipas tij, kjo paraqet shqetësim dhe sa më shpejt duhet të merren aktivitete konkrete parandaluese nga të gjitha institucionet kompetente. /KlanMacedonia/