Ish-kampioni botëror i boksit në peshën e rëndë, Anthony Joshua dhe bashkatdhetari i tij britanik Dillian Whyte do të kryqëzojnë dorezat më 12 gusht në O2 Arena të Londrës, që do të jetë një rimeç i përplasjes së tyre të vitit 2015, njoftuan promotorët e Matchroom.
Joshua e mposhti White në raundin e shtatë të përplasjes së tyre për titullin Britanik dhe Commonwealth në nëntor 2015, duke u hakmarrë për një humbje që pësoi kur dy boksierët garuan si amatorë.
Në prill, Joshua mundi me pikë amerikanin Jermaine Franklin, e cila ishte fitorja e parë për boksierin britanik pas më shumë se dy vitesh dhe humbjet e mëpasshme nga kampioni aktual botëror Oleksandr Usyk nga Ukraina.
“E thashë qartë se plani im është të jem aktiv këtë vit. Do të jem gati për luftë. Jam i lumtur që më në fund do ta zgjidh këtë”, tha 33-vjeçari Joshua.