Josep Borrell: Nuk është mbajtur takim trepalësh në Bruksel, Kosova nuk ishte e gatshme

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se sot në Bruksel nuk është mbajtur takim trepalësh, pasi Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Gjatë takimeve dypalëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Borrell theksoi se këto kushte përfshijnë formalizimin e Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, përheqjen e letrës zyrtare të dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Paraprakisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiq theksoi se Kurti nuk ka dashur të takojë Vuçiqin dhe se kërkon njohje de jure për Kosovën.

Takimet dypalëshe në Bruksel janë vlerësuar si të suksesshme, dhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme. Pavarësisht paralajmërimeve të BE-së për një takim trepalësh, ai nuk ndodhi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share