Do luaj finalen e parë në Kupën e Azisë, eliminoi Korenë e Jugut në gjysmëfinale
Titulli kampion i kontinentit është vetëm 90 minuta larg për Jordaninë. Kombëtarja arabe shkëlqeu në gjysmëfinalen ndaj Koresë së Jugut për të shkaktuar kështu befasinë dhe i mposhtur dy herë kampionët e Azisë me rezultatin 2-0.
Një fitore e sigluar në pjesën e dytë të takimit, me Jordaninë që synon kështu për herë të parë titullin e kampionit të Azisë. Përballë yjeve të teknikut, Jurgen Klismann, ai që bëri diferencën në radhët e Jordanisë ishte mesfushori, Al-Tamari. Fillimisht, futbollisti i Montpelie në Francë shërbeu për shokun e skuadrës për të kaluar Jordaninë në epërsi.
Avantazhi krijoi më shumë hapësira për kombëtaren arabe që gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me autor Al-Tamari. Sukses i jashtëzakonshëm për Jordaninë, që zgjat akoma dhe më shumë pritjen e Koresë së Jugut që nuk ngre lart trofeun prej 67 vitesh.
Dy herë kampionët e Kontinentit do e synojnë rikthimin në majën e futbollit të Azisë vitin e ardhshëm në Arabinë Saudite. Finalisti tjetër del nga përballja mes Iranit dhe Katarit.
Klan News