Johnson & Johnson ndalon shitjen e pudrës së famshme

38 mijë padi nga konsumatorët duke pretenduar se produktet e saj shkaktojnë kancer

Johnson & Johnson do të ndalojë shitjen e pudrës të njohur për fëmijet në mbarë botën duke filluar që nga viti i ardhshëm.

Ky lloj produkti për më shumë se dy vjet tërhoqi mijëra padi për sigurinë e konsumatorëve. J&J përballet me dhjetëra mijëra padi nga gratë që pretendojnë se pudra përmbante asbest dhe përmbajtje kancerogjene.

Por kompania përsëriti qëndrimin e saj se dekada kërkime të pavarura tregojnë se produkti është i sigurt për t’u përdorur. Në vitin 2020, J&J njoftoi se do të ndalonte shitjen e pudrës për foshnjet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, sepse kërkesa kishte rënë pas asaj që e quajti “dezinformim” në lidhje me sigurinë e produktit.

“Si pjesë e një vlerësimi, ne kemi marrë vendimin për të kaluar në një pudër bebesh me përbërje me bazë niseshte misri”, thuhet në një deklaratë. Firma shtoi se pluhuri për bebe me bazë niseshte misri tashmë shitet në disa vende të botës.

Kompania përballet me rreth 38,000 padi nga konsumatorët duke pretenduar se produktet e saj shkaktojnë kancer për shkak të kontaminimit me asbest, një kancerogjen i njohur. J&J mohon akuzat, duke thënë se testimet shkencore dhe miratimet nga rregullatorët amerikanë kanë treguar që produkti i tij është i sigurt dhe pa asbest.

Johnson’s Baby Powder është shitur për gati 130 vjet dhe është bërë një simbol i imazhit të kompanisë. Pudra për fëmijë përdoret për parandalimin e skuqjes nga pelenat dhe për përdorime kozmetike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share