Ish-kryeministri britanik kritikoi Parisin dhe Romën për qëndrimet para luftës
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson qysh në nisje të luftës në Ukrainë ka qene një mbështes i Kievit por se fundmi ka dhënë disa deklarata te cilat nuk do të mirëpriten nga liderët botërorë.
Johnson në një interviste për CNN Portugal është shprehur se vendet e tjera evropiane kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, me Gjermaninë që mesa duket preferonte një humbje të shpejtë të Ukrainës në vend të një konflikti të gjatë.
“Kjo gjë ishte një tronditje e madhe, ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme. Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të binte”, ka thënëBoris Johnson.
Johnson tha se kjo qasje justifikohet për shkak të arsyeve ekonomike, por se ai nuk mund ta mbështeste këtë pikëpamje.
Johnson u shpreh gjithashtu se qeveria italiane e ish-kryeministrit Mario Draghi nuk po mbështeste qëndrimin që shumë vende të tjera po merrnin për shkak të varësisë së Romës ndaj gazit rus.
Por ish-kryeministri tha se Perëndimi e kuptoi shpejt se me presidentin rus Vlaidmir Putinin nuk mund të negociohej dhe nevojitej një front i bashkuar.
“Ajo që ndodhi ishte që të gjithë gjermanët, francezët, italianët, të gjithë, Joe Biden e panë se thjesht nuk kishte asnjë opsion. Sepse nuk mund të negocioje me Putin . Kjo është pika kyçe.”
Ai vijon duke thënë se Franca nuk e besonte se Rusia do të sulmonet Ukrainën.
Përveç kësaj, në intervistën ekskluzive për CNN Portugal, Johnson vlerësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për mënyrën se si ai ka drejtuar vendin.
Klan News