Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përballet me një presion në rritje në lidhje me dërgesat e armëve në Ukrainë.
Presidentit amerikan i është kërkuar të heqë disa kufizime të rëndësishme në strategjinë e mbështetjes së Ukrainës. Neë York Times shkruan se propozimi, i shtyrë nga Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken pas një vizite në Kiev javën e kaluar, është ende në fazat e formimit dhe nuk është e qartë se sa prej kolegëve të tij në rrethin e brendshëm të Biden kanë nënshkruar. Ai ende nuk i është paraqitur zyrtarisht presidentit.
Ky propozim synon të heqë ndalimin që i ka bërë ushtrisë ukrainase për të përdorur armët amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Sipas një marrëveshjeje paraprake, Kievi ka rënë dakord të mos i përdorë municionet amerikane për këtë qëllim për të “shmangur Luftën e Tretë Botërore”.
Londra, Parisi dhe vende të tjera europiane ua kanë dhënë këtë leje ukrainasve për armët e tyre. Moska ka paralajmëruar se nëse kjo ndodh, do të godasë objektivat e vendeve të origjinës së këtyre armëve.
Kjo ngre gjithashtu pikëpyetje se si do të përgjigjen nëse trupat, të cilët me gjasë do të vendoseshin pranë qytetit perëndimor të Lviv, do të sulmoheshin. Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se nëse vendet e NATO-s dërgojnë trupa në Ukrainë, kundërpërgjigja ndaj tyre do të jetë si të kishin pushtuar territoret ruse.