Joe Biden fal kreditë studentore për 153 mijë Amerikanë

BIDEN PËR KREDITË STUDENTORE

Presidenti amerikan Joe Biden ka anuluar kreditë për 153 mijë amerikanë të cilët i kishin marrë ndër vite për të përballuar shpenzimet. Ky ishte një ndër premtimet e tij kryesore të bëra gjatë fushatës për rizgjedhje në nëntor.

Para zgjedhjeve të nëntorit, presidenti amerikan Joe Biden ka anuluar kreditë per 153 mijë amerikanë të cilët i kishin marrë ndër vite për të përballuar shpenzimet e larta studentore.

Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, e bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore.

Ndërsa një diplomë kolegji është ende një biletë për një jetë më të mirë, ajo biletë është shumë e shtrenjtë dhe shumë amerikanë janë ende të ngarkuar me borxhe.

Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen nëpërmjet postës elektronike. Bëhet fjalë për studentë apo ish-studentë të cilët sipas kanë marrë deri në 20 mijë dollarë kredi ndër vite për të shlyer shpenzimet e larta të studimeve. Paratë ua shlyen administrata amerikane, duke arritur një shumë totale prej 1.2 miliardë dollarë. Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit.

Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje ligjore. Presidenti Biden ka thënë se vazhdon të jetë i vendosur në përkushtimin për të rregulluar sistemin e kredive studentore, duke u munduar të gjejë një zgjidhje në rrugë të tjera që nuk bien në kundërshti me vendimin e gjykatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share