Joe Biden: Demokracia është në fletëvotim

Sondazhet tregojnë se demokratet tanimë janë të shqetësuar se mund të humbasin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit

Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi votuesit e Floridës se “Demokracia është në fletëvotim” përpara zgjedhjeve afatmesme që do të përcaktojnë nëse demokratët do të mbajnë Kongresin.

Biden mbajti një fjalim në udhëtimin e tij të parë në detyrë në Florida për të grumbulluar mbështetje për Charlie Crist, kandidatin demokrat të Floridës për guvernator, i cili kandidon kundër Ron DeSantis, guvernatorin aktual republikan të shtetit. Udhëtimi u pa si një test një shtet që presidenti e humbi në vitin 2020 ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump.

“Ne kemi bërë përparim të madh në vetëm 20 muaj. Kemi shumë më tepër për të bërë. Kështu që unë u bëj thirrje demokratëve dhe republikanëve dhe të pavarurve të bashkohen. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e Amerikës se sot. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka asgjë, asgjë përtej kapacitetit tonë. Votoni, votoni, votoni. Përfundimi është ky, nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit dhe miratojnë një ndalim mbarëkombëtar për abortin, unë do të vëmë veton ndaj tij”, ka thënë Joe Biden.

Biden, popullariteti i të cilit ka rënë nën 40 % ka bërë të ditur planet për të kandiduar në 2024 por nuk ka shpallur zyrtarisht planet. Demokratët kanë shprehur shqetësimet e tyre gjatë muajve të fundit për Floridën në të cilën sipas tyre është zhvilluar një teatër politik prej dekadash dhe po anon gjithnjë nga republikanët.

Në javët e fundit, Shtëpia e Bardhë ka ulur optimizmin e saj të mëparshëm në lidhje me zgjedhjet afatmesme dhe zyrtarët e administratës thonë se tani janë të shqetësuar se demokratët mund të humbasin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Pensilvania është një tjetër fushëbetejë, ku në zgjedhjet e mëparshme Biden fitoi shtetin me më shumë se 80,000 vota.

Shapiro, një ish-komisioner ka siguruar një epërsi ndaj rivalit të tij republikan Doug Mastriano në fushatën e deritanishme. Nga ana tjetër Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott mbajti një tubim me sloganin dil voto vetëm shtatë ditë ku ai kërkon rizgjedhje . Abbott mban detyrën që nga viti 2015, përballet me demokratin Beto O’Rourke, ku mund të përplaset për çështjen e emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në SHBA. Ndërkaq votuesit me ngjyrë në Ëiscons të Shteteve të Bashkuara pritet të kenë fjalën dhe të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në zgjedhjet e ardhshme afatmesme. Në mesin e atyre që synojnë suksesin në votime është kandidati demokrat për Senatin Mandela Barnes. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 , kandidati republikan Donald Trump triumfoi, dhe me një diferencë shumë të ngushtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share