Me sezonin aktual që po shkon drejt fundit, klubet po planifikojnë për edicionin e ardhshëm futbollistik. Në Barcelona, ndryshimet janë në pankinë, por në repartin ofensiv, anësori portugez Joao Felix duket se do të qëndrojë në “Camp Nou”.
Sipas mediave spanjolle, 24-vjeçari spanjoll do të jetë sërish në huazim për të paktën një sezon. Menaxheri i “yllit” portugez, Jorge Mendes, po udhëheq operacionin dhe mungojnë vetëm disa detaje përpara se të mbyllet përfundimisht. Atletico Madrid i propozoi “Katalanasve” blerjen e një përqindje të kartonit të “fantazistit” të sulmit, por nuk ka arritur marrëveshje.
Sakaq, duhet kujtuar se pavarësisht në sezonin e tij të para te “Blaugranat”, Joao Felix është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për spanjollët, teksa ka arritur të zbresë në fushë plot 44 herë, ku ka mundur të dërgojë plot 10 herë topin në rrjetë, si dhe të asistojë në 6 raste të tjera, shokët e tij të skuadrës.