Jetmiri thyen rregullat e BB sepse lahet lakuriq tek shtëpia, banorët shpërthejnë kundër

Sipas banorëve të Big Brother, Jetmiri ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë, një gjest i cili ka thyer rregullat e etikës së një programi që transmetohet 24 orë.

Banorët normalisht ndjekin një protokoll ku ikin nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i trupit gjatë marrjes së dushit duke mbajtur mbathje për të shmangur ekspozimin e organeve gjenitale.

Veprimi i Jetmirit ka nxitur shumë reagime nga banorët. Juli ka falenderuar djemtë e regjisë që nuk kanë kapur pamje të Jetmirit në ato momente.

“Shyqyr që nuk e kap kamera dhe faleminderit çunave të regjisë por puna është çfarë ndodh këtu. Po ja e kapi?”, u shpeh Juli.

“Po e kapi është halli i atij dhe nuk është më halli jot!”, i tha Romeo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share