Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, Jetmir Ismaili flet për aktivitetet kulturore shqiptare atje, si organizohen sa kanë mbështetje nga komuna por edhe shteti i Serbisë.
”Ne si institucion nuk kemi edhe aq mjete financiare, mbështetemi vetëm nga komuna e Bujanocit. Sa i përket aktiviteteve kulturore nga institucionet tjera të Serbisë nuk kemi mbështetje. Aktivitetet të cilët i kemi janë tradicionale duke filluar nga java e Janarit, ditët e Majit ku organizohen për hirë jetës dhe veprës së ish komandantit Ridvan Qazimi” – tha mes tjerash Jetmir Ismaili. /KlanMacedonia/