Ekipet e shpëtimit në Gaziantep të Turqisë kanë shpëtuar një baba të quajtur Sezei Karabas dhe vajzën e tij të vogël, Şengul Karabas 132 orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Në videon e bërë publike nga CNN, babai i vajzës dëgjohet duke iu lutur ekipit të kërkim-shpëtimit që të gjejnë gruan e tij, për të cilën beson se është ende gjallë dhe e bllokuar në një derë.
“Unë jam përgjithmonë borxhli ndaj jush”, dëgjohet duke thënë Karabs teksa ju lutet atyre që të ndihmojnë për të gjetur gruan e tij, për të cilën tha se vrapo përpara tij momentin e goditjes së tërmetit.
Në të njëjtën orë, por në provincën e Hatay, një ekip shpëtimtarësh nxorrën gjallë nga rrënojat një 34-vjeçar, Ergin Guzeldogan./tvklan.al