”Jeta nuk është kumar” – reagon shoqata Antibixhoz

Shoqata Antibixhoz ka reaguar ndaj shoqatës”Dua të punoj” e cila thotë se në qoftë se mbyllen bastoret shumë qytetarë do të mbesin pa punë.

Reagimi i plotë i shoqatës Antibixhoz:

“Kur i shkolluari hesht për shkak të edukimit, injorantët mendojnë se ua mbyllëm gojën”. Vërtet kemi respekt për emrin tuaj “dua të punoj”emër i lezetshëm pir vërtetë nisni punoni mos fantazoni, ju rekomandojmë që të mos përdorni durbi vetëm për të parë larg por do të ishte mirë të përdorni pasqyrën. Mos mendoni se paraja është boshti i jetës, mos u shërbeni me gënjeshtra, trillime,akuza dhe shpifje; zgjohuni dhe dijeni se
“ai që robëron mëkatin, mëkati e pushton ate” dijeni se në këtë botë ka njerëz të ndershëm; vërtetë mos harroni se duhet të punoni!

Rezistencë kundër lojrave të fatit ka pas gjithmonë dhe do ketë,mirëpo ju nuk jeni në gjendje ti shifni pasi ju mungojnë syt e shpirtit dhe të zemrës ju funkciononi vetëm nëpërmjet interesit individual dhe fitimeve grupore dhe syve të portofolit. Ju rekomandojmë që krahas buletinit sportiv të lexoni historinë e ujkut dhe deles. Ju vërtet keni pak informacion për Lëvizjen!!!
Ndryshe nga ju, NE u tregojmë qytetarëve se JETA NUK ËSHTË KUMAR, Maqedonia është një vend i vogël, lehtë zbulohet se kush sa peshon,shumë është me rëndësi pasi ne jemi pozicionuar në anën e të mirës në anën e mbrojtjes së qytetarit. Një gjë duhet të dini, ne kurrë nuk do t’ju përgjigjemi fantazive tuaja nëse sinqerisht i përgjigjeni pyetjeve:

Pse aq shumë ju frikëson DISLOKIMI dhe REFERENDUMI?? – thuhet në reagimin e shoqatës Antibixhoz.

Kjo temë mori hap pasi Qeveria miratoi vendimin që bastoret të jenë 500 metra larg nga shkollat e mesme dhe fillore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share