Jennifer Lopez anulon turneun e saj veror, ja çfarë fshihet pas vendimit të artistes

Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj veror “This Is Me… Live”. Vendimi vjen pasi këngëtarja kërkon të qëndrojë me familjen e saj. Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.

“Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjej. Ju lutem, dijeni që nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Ju premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi përsëri të gjithë bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër”, shkroi Lopez duke vijuar.

Anulimi i turneut vjen mes spekulimeve në media se martesa e saj me aktorin Ben Affleck është në vështirësi dhe mund të çojë në ndarjen e tyre. Lopez kishte anuluar tashmë shtatë data të turneut në Amerikën e Veriut në fillim të Majit.

Turneu fillimisht ishte menduar të fillonte në Orlando, Florida më 26 qershor dhe të përfundonte më 17 gusht në Madison Square Garden të New York-ut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share