Jeni funksionar apo misionar? Përgjigjet Bujar Osmani

Ministri Bujar Osmani në emisionin Klan Debat tha se ai vetëm ka cituar kreun e BDI-së në thënjen e tij ”Nuk jam funksionar por misionar”

”Ali Ahmeti është shkollë politike në vete, unë vetëm e kam cituar atë ”Nuk jam funksionar por misionar” ideja jonë është që të kemi zhvillim ekonomik, standarte evropiane dhe shumë gjëra tjera që i kemi synime dhe strategji e misione. Mozaikun e idesë që e definova e plotëson pjesë pjesë në çdo mandat tonin ku po korrim suksese, pra tani duhet fokusuar ti rritim rrogat, ti rritim punësimet sepse BDI është çelsi politik i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut” – tha Bujar Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share