Jeff Bezos premton se pjesën më të madhe të pasurisë do ta dhurojë për bamirësi

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do japë gjatë jetës pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 105 miliardë paund. Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen CNN, Bezos zbuloi se po planifikon që ta dhurojë pjesën më të madhe të vlerës së saj neto për bamirësi gjatë jetës së tij. Fondet thuhet se do të dhurohen për të luftuar ndryshimet klimatike si dhe për të mbështetur njerëzit që mund të ndihmojnë për zvogëlimin e ndarjeve politike dhe sociale.

Duke iu përgjigjur nëse ai synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij brenda jetës së tij, Bezos tha: “Po, po”.

Bezos shtoi: Ndërtimi i Amazon nuk ishte i lehtë. U desh shumë punë e vështirë, një grup shokësh shumë të zgjuar, shokë skuadre që punojnë shumë.

Ai nuk ka specifikuar se ku do të shpenzohen paratë dhe as nuk ka dhënë një përqindje të saktë. Bezos aktualisht është personi i katërt më i pasur në botë pas Elon Musk, Bernard Arnault dhe Gautam Adanit.

Ai ka një vlerë totale neto prej 105 miliardë paund (124 miliardë dollarë), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Njoftimi i tij i fundit vjen pasi ai i dha një çmim prej 84.8 milionë £ (100 milionë dollarë) këngëtares Dolly Parton për “dashurinë dhe dhembshurinë në çdo aspekt të punës së saj”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share